Pas zbulimit të dëshmisë së Mark Antony Samson për vrasjen e shqiptares Ilaria Sula, hetuesja e çështjes, Antonella Minunni, ka zbuluar detaje të reja rreth ngjarjes.
“Edhe pse disa herë kishte thënë se nuk mund të jetonte pa Ilarian dhe nuk mund ta imagjinonte jetën pa të, pasi e vrau brutalisht dhe zhduku trupin e vajzës, ai arriti të kthehej menjëherë në normalitet”, shkruan magjistrati.
Pasi kreu krimin më 25 mars dhe të nesërmen zhduku trupin e 22-vjeçares shqiptare, Samson doli për drekë me një nga shoqet e viktimës, sipas asaj që ka zbuluar hetuesja, duke shtuar se ata folën për problemet që ai kishte me Ilarian (të cilën e kishte vrarë) dhe si mund t’i rregullonte ato.
Më pas, Samson filloi t’i dërgonte mesazhe babait të Ilarias nga telefoni i saj, për të fshirë dyshimet se diçka e keqe kishte ndodhur, e njëjta gjë që bëri dhe me shoqet e shqiptares./tch
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A