E thirrur për t’u mbajtur në orën 10:00 të kësaj të shtune për të marrë në shqyrtim kërkesën e bërë nga tre parti opozitare për nisjen e procedurave për zgjedhjet lokale në 13 Tetor, mbledhja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dështoi.
Shkak u bë mungesa e katër anëtarëve të mazhorancës. I vetmi që u paraqit në mbledhje ishte kryetari i KQZ-së Klement Zguri.
“Pa kuorum nuk mund të hapet mbledhja. Kolegët kanë deklaruar se janë me leje dhe nuk janë. Ju kërkoj ndjesë, nëse do të kemi mbledhje tjetër është e papërcaktuar deri tani”.
Përfaqësuesit ligjorë të tre partive partive opozitare e cilësuan politike mungesën e 4 anëtareve të shumicës. Pavarësisht qëndrimit të mazhorancës, ata thanë se do të regjistrohen të hënën si subjekte elektorale.
“Mungesa e anëtarëve është e qëllimtë dhe politike. Do të sjellim të hënën kërkesën për regjistrimin në zgjedhje. Kodi parashikon që KQZ-ja ka detyrimin të nisë procedurat dhe së pari duhet të merrte parasysh kërkesën”, tha përfaqësuesi ligjor Muharrem Caka.
Në letrën drejtuar KQZ-së, tre partitë opozitare, ajo Republikane, Agrare dhe LSI duke e konsideruar të paligjshëm 30 Qershorin, theksojnë se data e e re e caktuar me dekret për zhvillimin e vendoreve është 13 Tetori, ndaj në bazë të Kodit Elektoral, Komisioni duhet të fillojë përgatitjet për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit. Por mazhoranca e cilëson 13 Tetorin si një ditë të zakonshme pushimi, pasi sipas saj zgjedhjet vendore u mbajtën në 30 Qershor./tvklan.al/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...