Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ndodhet në një takim me kryeministrin Edi Rama. Ndërkohë dhe ambasadorët e akredituar në Shqipëri ndodhen në një takim me ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin.
Një ditë pas dështimit të negociatave mes palëve politike për kalimin e ngërçit politik, kryeministri Edi Rama ka shkuar në zyrën e kreut të Kuvendit, për të zhvilluar takimin e përjavshëm një ditë para seancës plenare.
Takimi i cili filloi rreth orës 09:30 përfundoi në orën 10: 50 minuta dhe u zhvillua në kryesinë e Kuvendit.
Pak minuta më vonë takimit iu bashkua edhe ministri i Drejtësisë Petrit Vasili, shkruan Ora News.
Kreu i Kuvendit Ilir Meta ende nuk ka bërë një reagim për mos arritjen e negociatave me PD, ndërsa Rama tha se është i hapur për çdo dialog pa kushte, duke mos pranuar negocim për vettingun.
Nga ana e tij, kryedemokrati Basha tha se negociatat dështuan për faj të Ramës, i cili nuk pranoi qeverinë teknike.
Mbrëmjen e djeshme përmes një deklarate u mësua se çfarë kishin propozuar dy negociatorët e Parlamentit Europian.
Ata propozuan gjithashtu ide për diskutim mbi datën e zgjedhjeve dhe ndryshime të mundshme parazgjedhore në strukturat e qeverisë për të ndërtuar besim afatgjatë te sistemi.
“Nga ana e mazhorancës pati dakordësi mbi pikat e propozuara me kusht që vetingu të votohet në parlament. Partia Demokratike iu përmbajt pozicionit të saj për emërimin e një kryeministri teknik dhe miratimin e një sistemi elektronik votimi për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme”
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...
Lot e dhimbje, Albulena Haxhiu ndan pamjet nga varrimi i bab...
Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...