Ministri i Transporteve Sokol Dervishaj i ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Rtv Ora News, tha se është drejt përfundimit procesi i studimit për hekurudhën Durrës-Tiranë-Rinas.
Ai tha se parashikohet një fond prej 95 milionë eurosh për investimin, duke shtuar se trenat do të jenë të shpejtë por jo elektrik.
Dervishaj: Shqipëria është duke avancuar dhe duke përfunduar një projekt shumë të rëndësishëm siç është ndërtimi i hekurudhës Durrës-Tiranë-Rinas. Është drejt përfundimit të procedurave paraprake. Është një investim prej 95 mln eurosh. është tren me shpejtësi të lartë. Do të financohet nga fondi i investimeve të Ballkanit dhe nga BERZH. Do të jetë sinjal i mirë për hekurudhën shqiptare që është një sektor i vdekur praktikisht./Ora News/
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...
Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS...
Sot nis gjyqi në themel, Meta kërkon që gjithçka të transmet...
Shpëtohet e moshuara në Vlorë, tentoi të hidhej nga ballkoni...
Trump, i qetë pas të shtënave/ Presidenti i SHBA: Nuk isha i...
Vjosa Osmani refuzon të komentojë për çështjen e presidentit...