Deputetja demokrate e Dibrës Dhurata Çupi e njohur për reagimet për çeshtje të mprehta ekonomike dhe sociale kësaj here ka reaguar në një status në rrjetet sociale ndaj inisiativës qeveritare për koncesionet dhe ka akuzuar kreun e qevreose Rama se po i merr të gjithë dhe se si po e çjerrin Shqipërinë copa copa një grup koncesionarësh ministra dhe kryekoncesinari Kryeminister.
Prandaj shkruan Çupi, është urgjente shpëtimi i Shqipërisë , largimi sa më shpejt i kësaj qeverie zhvatëse.
Ja shënimi i plotë i deputets së opozitës në Facebook:
Kryekoncesionari dhe vartësit e tjerë koncesionarë.
Tashmë ka vite që veshët e qytetarëve dëgjojnë nji fjalor politik të vecantë.
Konçesione, taksa e tarifa , lluks e drogë.
Ndërkohë shohin e prekin , mjerim e vuajtje, arrestime e rrahje.
Vakte më pak e dhimbje më shumë.
Tek shikojnë që Shqipëria është futur në tepsi e po e çjerrin copa copa nji grup koncesionarësh ministra dhe Kryekoncesionari Kryeministër.
Ata nuk kan rregulla, nuk kan vuajtje. Thjeshtë copëtojne një Shqipëri në koncesjone.
Tashme Kryekoncesionari i ka marre të gjitha.
token e detin e ajrin, buxhetin e pasurin?.
nuk ka falje që e kthen ne normalitet.
Vuajtjen e mjerimin , e ka koncesionuar tashmë dhe ska asnji shpresë për negocim.
Prandaj êshtë urgjente shpëtimi i Shqipërisë , largimi sa më shpejt i kësaj qeverie zhvatëse.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...