Në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë në Kuvendin e Shqipërisë po diskutohet projektligji për rritjen e pagave të punonjësve të administratës.
Ndërkohë, deputetët kërkojnë rritje të pagave të tyre, pa bërë përjashtime.
Në anën tjetër, ministrja e ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e pranishme në komision deklaroi se me përfundimin e kësaj reforme do të sjellin një propozim për rritjen e pagave të ministrave dhe deputetëve.
Sakaq deputeti i opozitës Edmond Spaho është shprehur se që prej vitit 2005 nuk janë rritur pagat e deputetëve.
“Ka që në vitin 2005 që nuk ka ndryshuar paga e deputetit”, tha ai.
Qeveria shqiptare ka propozuar disa ndryshime në ligjin si pjesë e reformës për pagat në sektorin publik në mënyrë që të ketë një rritje graduale të pagave duke filluar nga Presidenti i Republikës. /Telegrafi/
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...