Disa prej deputetëve të përjashtuar të Partisë Demokratike kanë hyrë nga dritaret e godinës në Kryesinë e Kuvendit.
Pasi u përplasën me Gardën në hyrjen kryesore, deputetët kanë gjetur një rrugë “alternative” për të hyrë në godinë.
Kolegët që ndodheshin brenda u kanë hapur dritaret e institucionit dhe me ndihmën e karrigeve ata kanë mundur të hyjnë në Kuvend.
Ditën e premte u përjashtuan me 10 ditë nga punimet e Kuvendit deputetët Ervin Salianji, Petrit Doda dhe Edmond Spaho, ndërsa pas seancës me përplasje fizike të 30 tetorit u përjashtuan kreu i grupit Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Flamur Noka dhe Albana Vokshi.
Të vetmit që nuk kanë mundur të hyjnë në Kuvend janë Gazmend Bardhi dhe Albana Vokshi, të cilët garda i ndaloi në momentet e fundit të hynin nga dritaret. /euronews/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër