Organi i akuzës ka përfunduar hetimet në lidhje me një skemë mashtruese ku ishin përfshirë 6 persona. E njohur si çështja “Fullpet” sipas prokurorisë i ka kushtuar një dëm shtetit rreth 500 milionë lekë të reja.
Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Tiranë kërkoi dënimet:
Androkli Kokthi, ish-drejtor i Tatimeve Tiranë, të dënohet me 3 vjet burg
Ibrahim Aktoz, të dënohet me 4 vjet burg
Ekrem Oztemel, të dënohet 7 vjet burg
Fabian Goci, të dënohet me 8 vjet burg
Aurel Preni, të dënohet me 8 vjet burg
Fiqiri Hoxha, të dënohet me 8 vjet burg
Procesi ndaj të pandehurve është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe ata përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit, nëse shpallen fajtorë nga gjykata.
Gjatë veprimeve hetimore, Njësia Task-Force e Prokurorisë së Tiranës ka konstatuar, ndër të tjera, se në vitin 2014, administrata tatimore, e konkretisht nën drejtimin e Androkli Kokthi, i ka bërë një përllogaritje të gabuar detyrimeve që “Fullpet” kishte ndaj shtetit.
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...
Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS...
Sot nis gjyqi në themel, Meta kërkon që gjithçka të transmet...
Shpëtohet e moshuara në Vlorë, tentoi të hidhej nga ballkoni...
Trump, i qetë pas të shtënave/ Presidenti i SHBA: Nuk isha i...
Vjosa Osmani refuzon të komentojë për çështjen e presidentit...