Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është arrestuar ditën e sotme pas një urdhri të dhënë nga SPAK.
Top Channel ka siguruar pamjet ekskluzive të arrestimit të ish-presidentit, në momentin kur ai ndalohet nga forcat e policisë.
Meta në fillim nuk pranoi të merrej nga forcat policore, duke i bërë rezistencë, me këta të fundit që u detyruan ta merrnin me forcë në makinë.
Ish-presidenti shqiptar akuzohet për tre raste korrupsioni dhe mosdeklarim të pasurisë. Meta ka deklaruar se ai nuk është marrë asnjëherë me çështje pronash apo financash, çështje me të cilat është marrë, sipas tij, bashkëshortja Monika Kryemadhi, ndaj të cilës ka po ashtu një hetim pasuror nga SPAK-u.
LEXO EDHE
Arrestimi i kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, reagon Monika Kryemadhi
Rama s’merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo Politikë” në mbës...
Komandanti i FSK-së uron Pavarësinë e Kosovës
Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Hi...
Liderët e shtetit bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit R...
Begaj uron Pavarësinë e Kosovës: Përulje dhe mirënjohje për ...
Ardit Stafaj largohet nga Big Brother VIP Kosova 4