Qindra mjete të tjera të rënda ushtarake kanë mbërritur në Shqipëri për të marrë pjesë në stërvitjen e madhe ushtarake “Defender Europe 21”.
Këto janë pamjet nga Porti i Durrësit, ku shihet qartë prania e madhe e forcave dhe mjeteve ushtarake që do të marrin pjesë në këtë stërvitje. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shkruan se vazhdon me ritëm zbarkimi i trupave dhe mjeteve amerikane.
“Nga porti i Durrësit ku vazhdon me ritëm zbarkimi i trupave dhe mjeteve amerikane. Gjithçka gati për të çelur stërvitjen e përbashkët më të madhe, të zhvilluar në Shqipëri, nga ushtria amerikane dhe forcat tona të armatosura në kuadër të NATO, Defender Europe 21. #defendereurope21”, shkruan Ministri Peleshi.
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia