Presidenti Ilir Meta ishte sot në Berat ku ka marrë pjesë në ceremoninë traditë të besimtarëve ortodoksë, atë të Ujit të Bekuar.
Kreu i shtetit tha në një prononcim për mediat se ishte kënaqësi për të zgjidhte Beratin.
“Le të na ndriçojë kjo ditë e bekuar dhe ky moment për të na forcuar besimin në zot për të përballuar sfidat e vështira dhe për të na mbrojtur nga kjo pandemi. Le të na ndihmojnë këto bekime të sotme për të qënë më të bashkuar dhe për të përballuar sfidat e këtij viti”, tha Meta.
Ndërkohë, lidhur me interesin e gazetarëve për situatën politike në vend, kreu i shtetit zgjodhi të ishte i rezervuar. Meta u pyet për akuzat e kryeministrit Edi Rama se ka penguar projektin Vlorë-Orikum, ndërsa tha se sot është një ditë e shenjtë dhe preferoi të mos të zgjatet.
“Jemi në një vend të shenjtë. Kjo kishë që u hap 30 vjet më parë do të mbetet gjithmonë e hapur, ashtu sikurse edhe besimi në Zot do të jetë gjithmonë i përjetshëm, por edhe besimi për një Shqipëri Europiane”, tha Meta./abcnews.al
Tijana Veljkoviq emërohet zëvendësministre në Ministrinë e K...
Sveçla: Kujtimi për viktimat e marsit 2004 është obligim i p...
Shqipëria shpalli Iranin shtet sponsor të terrorizmit, reago...
Lulzim Hetemi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për Ko...
Baton Zabërgja ftohet nga Kosova për ndeshjen vendimtare nda...
Pakistani kryen sulm në një spital në Afganistan, të paktën ...