Pas konferencës për shtyp, Presidenti Ilir Meta mësohet se do nisë konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Burime për ‘Balkan Web’ bëjnë me dije se takimet e para do të nisen sot në orën 19:00 me krerët e partive të Grupimit të Qendrës së Djathtë. Takimet nisin fill pas vizitës në Kosovë ku Presidenti Meta do të marre pjesë në festimet e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Grupimi i Qendrës së Djathtë janë partitë e para që kanë kërkuar takim me Metën.
Në daljen e dytë për mediat, Presidenti Meta komentoi vendimin e dekretit që anulon zgjedhjet e 30 qershorit, si një formë për të shmangur konfliktin më 30 qershor, datë për të cilën tha se palët politike po e konsideronin si betejë për jetë a vdekje.
Sonte ndeshja Liverpool – Galatasaray
Rasti i rëndë i fëmijës 5-vjeçar, KOMF: Rast i njohur për in...
Shoqërohen në Polici u.d kryeshefja e ARBK-së dhe dy zyrtarë...
A pati neglizhencë nga QPS në Lipjan në rastin tronditës të ...
Tahiri: 453 persona të emëruar politikisht, Qeveria Kurti me...
Bllokohet pika kufitare Kullë-Rozhajë nga ana e Malit të Zi,...