31 personat që u helmuan në një dasmë në Elbasan janë në gjendje mjekësore të mirë, me përjashtim të tre rasteve, që janë dërguar për mjekim më të specializuar në repartin infektiv të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.
Sipas nëndrejtorit të spitalit të Elbasanit, Luan Rapi, 8 persona, mes të cilëve edhe katër fëmijë pas mjekimit ambulator janë larguar për në banesë.
Sipas Rapit, fluksi ka qenë deri në orën 1 pas mesnate, ndërsa sqaron se një pjesë e pacientëve mund të lënë ambientet spitalore, ndërsa shton se analizat për të përcaktuar shkakun vonojnë dy deri në tre ditë, pasi ato kryhen vetëm në Tiranë.
Ende nuk dihet shkaku nga se ka ardhur helmimi, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit./TCH
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...
Udhëtimi i Asllanit drejt Stambollit anulohet para nënshkrim...
Vitia premton spital të ri në Mitrovicë
Kearns kërkon ushtarët britanikë që shpëtuan një vajzë në Ko...