Programi “Lufta e Nuseve” është një ndër reality show-t më të ndjekur në Shqipëri. Në qendër të këtij seriali televiziv është gara në mes tre nuseve të reja se kush e organizon dasmën më të bukur.
Fituesin e përcaktojnë vetë ato duke shkuar në dasmat e njëra tjetrës dhe votuar për secilin nga elementet kryesorë të dasmës Dekorimin, Fustanin e Nusërisë, Ushqimin dhe Atmosferën.
Pikëve të tyre iu shtohen edhe vlerësimet e ekspertit profesional që në këtë rast është Amarda Toska, e njohur gjerësisht si Ami.
E veçanta e episodit që do të transmetohet të dielën e ardhshme është pjesëmarrja në konkurrim e një dasme nga Kosova.
Konkretisht është Egzon Gashi – kampion futbollistik i Superligës së Kosovës vjet me Ferronikelin dhe futbollist I sivjetshem me Besen e Pejës. Egzoni martohet me dhe Egzontinën – biondinën arkitekte nga Peja.
Dasma e tyre është zhvilluar në Pejë vjet në Gusht dhe konkuron me një nuse vlonjate e një korçare.
Për të mësuar se kush do të shpallet dasma fituese duhet të ndiqni episodin e radhës së “Lufta e Nuseve” të dielën ora 20.00 në Klan – shqipëri dhe Tv 21 Kosovë.
Më poshtë keni spotin promovues të kësaj serie.
Pak risi në listat zgjedhore, partitë prezantojnë kandidatët...
Zelensky zhvillon bisedime me aleatët evropianë në Londër pa...
Gjykata Speciale: Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët pritet...
Këta janë kandidatët që synojnë Kuvendin, por që s’u bënë kr...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar në ra...
Arrestohet në Kukës 40-vjeçari nga Kosova i shpallur në kërk...