Departamenti Amerikan i Shtetit hodhi sot poshtë akuzat e bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha ndaj ambasadores Yuri Kim.
Në përgjigje të pyetjes së Zërit të Amerikës lidhur me akuzat e bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha ndaj ambasadores Yuri Kim se ajo po sillet si guvernatore në Shqipëri dhe se mbështet kryeministrin Edi Rama, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price tha se “Uashingtoni është i shqetësuar nga sulmet e pajustifikuara ndaj ambasadores tonë në Tiranë. Këto sulme të shëmtuara nuk përfaqësojnë popullin shqiptar. Siç e ka udhëzuar Uashingtoni, ambasadorja Kim ka shpjeguar dhe zbatuar qartë politikat e Shteteve të Bashkuara, përfshirë vendosmërinë e presidentit Biden për të mbajtur përgjegjës ata persona që përfshihen në korrupsion, ose minojnë demokracinë”.
Shtetet e Bashkuara, thekson më tej zëdhënësi, “vlerësojnë marrëdhëniet me popullin shqiptar dhe vitin e ardhshëm do të kremtojmë 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve. Marrëdhëniet tona, përfundon zëdhënësi, i mbijetuan komunizmit dhe diktaturës për shkak të angazhimit të përbashkët për demokraci dhe respektit të ndërsjellë”.
Gjesti reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu
Krijohet Agjencia Kombëtare e Shërbimeve Arsimore në Shqipër...
“Të rihapet Ngushtica e Hormuzit”, gjashtë shtete dalin me n...
Foda optimist para ndeshjes me Sllovakinë, flet edhe për tif...
Ushtarët amerikanë, zviceranë e gjermanë ushtrojnë bashkë në...
Pas Rey Manajt, edhe Mirlind Daku mungon ndaj Polonisë