Suzana Brahimllari, edukatorja që u dhunua sot nga drejtoresha e kopshtit edhe në prani të fëmijëve të vegjël ka përfunduar në spital për shkak të gjendjes shëndetësore të shkaktuar nga dhuna. Pasi shefi i urgjencës nuk i ka lejuar gazetarët të bisedojnë me edukatoren brenda ambienteve të spitalit, vetë edukatorja ka dalë jashtë.

Gazetarja Iris Rezhda ka komunikuar me edukatoren e cila i ka demonstruar edhe shenjat e dhunës në trup, ndërsa në dorë mban ende vigonin e serumit. “BalkanWeb” sjell fotot e edukatores, ku hematomat e shumta të shkaktuara nga sulmi janë të dukshme.

Mësuesja ka denoncuar në polici drejtoreshën Laureta Asllani, duke pohuar se u dhunua pas një pretendimi të saj. “Jam dhunuar nga drejtoresha e kopshtit pasi ajo pretendon se një prej prindërve është ankuar për sjelljen time. Ka ardhur duke më bërtitur dhe ndërsa unë e kam mohuar më ka dhunuar”, mësohet se ka thënë edukatorja në polici./balkanweb


Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shteti...
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...