Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi deklaroi sot në daljen për mediet pas mbledhjes së qeverisë se sot u miratua një vendim i rëndësishëm që lidhet me krijimin e lehtësive të lëvizjes në Ballkanin Perëndimor.
Çuçi tha se vendimi ka të bëjë më lëvizjen e lirë të shtetasve në Ballkanin Perëndimor vetëm me dokument identiteti.
“Është një marrëveshje që është nënshkruar në Berlin në nëntorin e vitit të kaluar dhe tashmë qeveria shqiptare e miraton këtë gjë. Që do të thotë që me hyrjen në fuqi të këtij vendimi të gjithë shtetasit e Ballkanit Perëndimor mund të vijnë dhe qarkullojnë lirshëm në Shqipëri vetëm me dokumentin e identitetit”, tha ministri.
“Kjo është në frymën e dy nismave shumë të rëndësishme për forcimin e rajonit dhe Ballkanit Perëndimor, të nismës së Berlinit dhe Ballkanit të Hapur, një nga tre shtyllat siç e kemi thënë lëvizja e lirë e njerëzve, kapitalit dhe e mallrave”. /arbresh.info/
Rikthehet Superliga e Kosovës këtë javë me orar të ri
Macron kërkesë direkte Trumpit: Bëhu më serioz në çështjen e...
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...