Edhe Gjykata e apelit në Vlorë, është mbyllur për shkak të pandemisë Covid-19, duke shënuar kështu mbylljen në të dy shkallët në qytetin e Vlorës. Shkak është bërë infektimi i një gjyqtari çka ka pezulluar aktivitetin në këtë gjykatë .
Vendimi për mbylljen e gjykatës është marrë nga Këshilli i Gjykatës. Sipas burimeve mësohet se vetëm një person rezultoi i infektuar ndërsa menjëherë është kryer dezinfektimi i ambienteve të Gjykatës dhe i gjithë stafi ka hyrë në karantinë.
Siç mësohet në total 6 është numri i gjyqtarëve në këtë gjykatë, për të cilët Këshilli i saj ka vendosur që të kthehen në punë në datën 20 Nëntor .
Më herët ka qenë gjykata e rrethit gjyqësor ajo që ka mbyllur e para dyert deri në 11 nëntor, pas infektimit të 6 gjyqtarëve të saj , ndërsa i janë nënshtruar kryerjes se tamponit edhe sekretaret si dhe të tjerë punonjës të saj. Në të dy shkallët e gjyqësorit në Vlorë do të punohet vetëm me çështje të emergjencës si dhe do të zhvillohen seancat e vlerësimit të masave të sigurisë gjyqësore./Top Channel
Tottenham shkarkon nga detyra trajnerin
Besnik Salihu dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen në Dumni...
Kosova dhe Shqipëria synojnë partneritetin doganor, për leht...
“Shok, me siguri nesër përfundon” – mesazhi që Murseli ia dë...
Joao Pedro arrin një rekord historik në Premier League
FSK-së kryen ushtrimin 36 orësh, kadetët zhvilluan trajnim p...