Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një reagimi në Twitter bën me dije se pas marrëveshjes se COVAX me kompaninë Pfizer/BioNTech, Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksinës. pasi ka parapaguar 3.9 milion dollarë.
“Lajm i mirë Me parapagimin e 3.9 milion dollarë nga qeveria, Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksinës #antiCOVID nëpërmjet mekanizmit COVAX “, nënvizon Manasirliu.
COVAX ka nënshkruar një marrëveshje me Pfizer/BioNTech për deri në 40 milion doza të vaksinës së saj ndaj COVID19. Mekanizmi COVAX do të sigurojë edhe 150 mln doza nga AstraZeneca, sapo vaksina të përfshihet në listën e OBSh për përdorim emergjent.
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi