Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT Tiranë, Najada Çomo deklaroi se sot ka nisur mjekimi me plazmë i dy pacientëve të prekur me COVID-19.
Çomo e bëri të ditur lajmin gjatë takimit të zhvilluar në spitalin Infektiv me kryeministrin Edi Rama.
“Dua të ndaj një lajm me ju, ka rreth një muaj e gjysmë që po përgatitemi dhe sot fillojmë mjekimin me dy pacientët e parë”, deklaroi Çomo.
Gjithashtu, ajo i bëri thirrje popullatës për të dhënë plazmën e cila përdoret në pacientë të rrezikuar nga COVID.
Më tej ajo informoi se Spitali Infektiv ka një staf të shtuar në terapinë intensive.
“Tani kemi prurje të reja dhe çfarë më gëzon është që kemi infermierë që nëpërmjet portalit vijnë me dëshirë dhe jo të imponuar”, tha ajo./atsh
Studentët në Shkup kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtë...
Mbi 30 kërkesa në vesh të shurdhër: MABCO akuzon institucion...
“Mos ma përktheni të ardhmën”, Vogëlushi prek me...
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...