Negociatat e Korçës mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, vlerësohen si vijim i përpjekjeve për të zgjidhur çështjet e nxehta të mbartura nga e kaluara.
Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo beson se nga takimi i fundjavës mund të ketë rezultat pozitiv të paktën për dy pika, zgjidhja e varrezave greke në Shqipëri dhe Ligji i Luftës që Greqia mban në fuqi.
Diplomati Fatos Tarifa i shikon negociatat të vështira: pala shqiptare sipas tij, duhet të këmbëngulë në mbrojtjen e interesave kombëtare.
Përcaktimi i kufirit detar dhe zgjidhja e çështjes çame, sipas Paskal Milos dhe Fatos Tarifës janë pikat me të nxehta të negociatave.
Negociatat e Korçës, për Milon e Tarifën, do të rimarrin tema të cilat edhe pse prej kohësh janë në ngërç për tu zgjidhur, diplomacisë e dy vendeve kanë vullnetin për të gjetur një emërues të përbashkët, ndonëse do duhet të marrin kohë./vizion +
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi