Vitin e ardhshëm qeveria do të ofrojë stimuj në para për të rritur numrin e lindjeve dhe duket se shqiptarët kanë gjithnjë e më shumë nevojë.
Numri i lindjeve pësoi rënie rënie për tre tremujorë radhazi gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në tremujorin e tretë lindjet ishin më pak se 6900, në rënie me afro 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Shqipëria ka hyrë në një spirale që nuk ndalet të zvogëlimit dhe plakjes së popullsisë.
Rritja natyrore e popullsisë ka rënë në nivele modeste, me rreth dy mijë individë në vit. Megjithatë, në disa qarqe të vendit edhe shtesa natyrore është negative.
Ky fenomen është veçanërisht i theksuar në jug të vendit. Në Gjirokastër, Vlorë dhe Korçë edhe në tremujorin e tretë numri i vdekjeve është më i lartë se i lindjeve. Numri i lindjeve pësoi rënie në të gjitha qarqet e vendit, ku vlera më e ulët u regjistrua në Gjirokastër, me 111 lindje në tre muaj.
Mosha mesatare e shqiptarëve ka arritur tashmë në 35 vjeç, ndërsa Instat ka parashikuar se në vitin 2031 ajo ka për t’u rritur në afro 42 vjeç.
Pakësimi dhe plakja e popullsisë do të jetë një problem madhor për ekonominë shqiptare brenda disa dekadash.
Kjo është arsyeja pse qeveria ka vendosur të rrisë shpërblimin në para, megjithatë do të jetë e vështirë që kjo të mjaftojë për ta zbutur sadopak tendencën e rënies së lindjeve./scan
Zelensky: Bisedimet në SHBA synojnë fundin real të luftës në...
Ferrari pranoi se funksionet me prekje janë më të lira se bu...
Robotët po shkojnë drejt luftës, ata po testohen në Ukrainë
Shefi i Pinterest bën thirrje për ndalimin e rrjeteve social...
Pse dhemb shpina gjatë gripit apo ftohjes? Arsyeja do t’ju b...
Humb jetën një grua në Gjakovë, bie nga ura e Moglicës