Një përplasje me armë mes dy grupeve kriminale tronditi qytetin e Elbasanit mbrëmjen e së hënës.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:10 në lagjen e njohur me emrin “Banesat”.
Burime në vendin e ngjarjes thanë për “Lapsi” se është hapur zjarr me armë nga dy makina në lëvizje.
Burimet thanë se njëra nga automjetet ishte tip “Benz ML” dhe tjetra një “Chevrolet”.
Në një reagim të shkurtër policia e Elbasanit tha se nga shkëmbimi i zjarrit nuk raportohen persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta të policisë ndërsa janë ngritur postblloqe për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
Ende nuk jepen detaje lidhur me identitetin e personave të përfshirë në konflikt.
Bedri Hamza mbështet studentët shqiptarë në Shkup: Jemi me j...
“Bukë, djathë & domate” – Drake rikthehet sërish ...
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, nisin hetimet
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin