Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet ndaj Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili po hetohej në lidhje me kërcënimet ndaj oficerit të Policisë së Fushë-Krujës, Emilano Nuhu.
Organi i akuzës arsyeton se nuk mund të provohet që Nuhu të jetë kërcënuar nga pjesëtarë të fisit Rraja nga Fushë-Kruja. Për këtë shkak pak javë më parë, dosja është vendosur të arkivohet, duke rrëzuar të gjitha pretendimet e ngritura nga denoncuesi.
Në korrik të vitit të kaluar, oficeri i policisë Emiljano Nuhu denoncoi në komisariatin nr 6 në Tiranë, se ishte kërcënuar nga Redjan dhe Ramazan Rraja, në një lokal në zonën e Unazës së Re. Ata i kishin kërkuar Nuhut që të hiqte dorë nga çështja ku akuzohej Rexhep Rraja se kishte dhunuar të dashurën Xhisiela Maloku.
Sipas policisë nga verifikimi i kamerave të sigurisë të një lokali takimi mes Nuhut dhe personave të akuzuar ishte miqësor dhe nuk provohej që Emiljano Nuhu të ishte kërcënuar. Oficeri u largua jashtë Shqipërisë, dhe tashmë ka fituar azil politik në Holandë.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...