Në kuadër të pjesëmarrjes në pritjen e dhënë nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III dhe Mbretëresha Camilla për Krerët e Shteteve që po marrin pjesë në ceremonitë e kurorëzimit të tyre në Fronin Mbretëror, Presidenti Bajram Begaj, u takua dhe bashkëbisedoi me Mbretin Charles III, Princ William.
Begaj u takua edhe me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, presidentin e Austrisë, Alexander Von der Bellen, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentin e Hungarisë, Victor Orban, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin e Australisë, Anthony Albanese, e të ftuar te tjerë.
Në bashkëbisedimin e rastit me ta, Begaj nënvizoi rolin e Shqipërisë në rajon si faktor paqeje dhe stabiliteti, si dhe shkëmbeu opinione mbi sfidat aktuale me të cilat po përballet rendi botëror dhe vlerat e përbashkëta.
Mbreti Charles dhe Camilla kanë mbërritur në “Westminster Abbey”. Në hyrjen e veçantë të gjithë të pranishmit u çuan në këmbë, teksa Camilla dhe Mbreti Charles ecnin përgjatë sallës drejt karigeve të kurorëzimit./Euronews
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë