I ndodhur në New York për të marrë pjesë në punimet e sesionit të 74 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, është ftuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini, në një darkë të shtruar për krerët e delegacioneve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku fokusi ka qenë tek integrimi i Rajonit në BE dhe tek thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit.
“Thelbi i diskutimeve të këtij takimi ishte shqyrtimi i përgjithshëm i situatës politike në rajon. Në përgjithësi, u dakordësuam se mbyllja e çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor është thelbësore për të garantuar jo vetëm stabilitetin, por edhe zhvillimin e përgjithshëm socio-politik të tij. Po ashtu, nga të gjithë të pranishmit u theksua nevoja për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në tetor.” – shkruan Cakaj në një postim në rrjetet sociale, shoqëruar me foton e takimit.
Kreu i diplomacisë shqiptare nënvizon se vazhdimi i procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor është i një rëndësie të posaçme për thellimin e reformave, për të ndihmuar procesin e mëtejmë të demokratizimit dhe për të konsoliduar orientimin evropian të rajonit, në përgjithësi.
“Procesi i anëtarësimit në BE nuk ka asnjë alternativë për asnjërin nga vendet tjera të Ballkanit Perëndimor!” – mbyll postimin e tij Ministri në Detyrë Cakaj.
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...