Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj ka reaguar për tërmetin shkatërrimtar në Turqi me magnitudë 6.8.
Cakaj shprehet se ndihet thellësisht i shqetësuar për situatën në Turqi, ndërsa shton se në këto momente ndihet pranë vëllezërve turq.
“Jam i shqetësuar thellësisht për tërmetin e fundit që tronditi Turqinë. Në këto momente të vështira, ndodhemi pranë vëllezërve tanë turq, të prekur nga tërmeti. Mendimet dhe lutjet tona janë për Turqinë”, shkruan Cakaj.
Këtë herë, tërmeti goditi Turqinë, një vend që dhuroi ndihmë e kontribut të çmuar për Shqipërinë, kur vendi ynë u trondit nga lëkundjet.
Drejtoria e Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore dhe Emergjencave Civile në Turqi (AFAD) i dorëzoi qeverisë shqiptare 480 tenda (çadra) familjare të përshtatshme për çdo lloj klime dhe me vlerë totale 350 000 euro./bw/
Mijëra çekë në protestën më të madhe antiqeveritare që nga v...
Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në prang...
Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trumpit
Aro Muric pasi u shpall “Lojtari i ndeshjes”: E dija që do t...
“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë n...
37 aksidente dhe mbi 1600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë