Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në Sesionin e Ministerialit të 130-të të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili u drejtua nga kryesia greke e KiE dhe për shkak të situatës pandemike, u zhvillua online.
Sesioni i këtij viti ishte i veçantë, pasi data 4 nëntor 2020, përkon me 70 vjetorin e miratimit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Ndër tema të rëndësishme të diskutuara me përfaqësuesit e lartë të 47 vendeve anëtare në këtë Sesion, Cakaj theksoi edhe nevojën e menjëhershme të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Një gjë është e sigurt: mbështetja e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, është jo vetëm historikisht e drejtë e politikisht e arsyeshme, por edhe kontribut i drejtpërdrejtë për forcim të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave e lirive themelore në Evropë”, shkruan Cakaj në një postim në Facebook./Top Channel/
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...