Menjëherë pasi ka përfunduar fjala e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, protesta u përshkallëzua dhe turma sulmoi rrethimin e perimetrit të godinës së kryeministrisë.
Pas shtyrjesh mes protestuesve dhe policisë, turma arriti të çajë kordonin e forcave të rendit dhe të futet në oborrin para derës së kryeministrisë.
Ndërkohë, protestuesit kanë hedhur bojë në muret e godinës së kryeministrisë dhe vijojnë të hedhin kapsolla e fishekzjarre, në drejtim të forcave të policisë.
Policia nuk ka reaguar ende për të shpërndarë protestuesit, ndërsa vijojnë thirrjet në megafonët përreth kryeministrisë, që protesta të vijojë paqësore./TCH/
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër
Burgim i përjetshëm për dy terroristët e Banjskës, Hoxha: Ta...
Whitaker takohet në Tiranë me veteranë shqiptarë e amerikanë...
Hegseth: Vendosja e minave në Ngushticën e Hormuzit ”një shk...
Kuvendi zgjedh dy anëtarët e KGjK-së