Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se projektbuxheti 2026 parashikon një rritje të re pagash për punonjësit e Policisë së Shtetit, duke nisur nga muaji janar i vitit të ardhshëm.
“Nga janari 2026, pagat bazë dhe shtesat për kushte pune e ushqim rriten në çdo nivel hierarkik, nga inspektori i thjeshtë deri te drejtuesit e lartë, duke e çuar pagën mesatare deri në 171,500 lekë për drejtuesit e parë.
Një tjetër hap në mbështetje të forcave të rendit dhe sigurisë publike”, shkruan Balla në një postim nga mbledhja e sotme e grupit parlamentar socialist, shkruan ATSH.
Sipas Ballës, ky është një tjetër hap i rëndësishëm në mbështetje të forcave të rendit dhe sigurisë publike, duke theksuar se qeveria mbetet e angazhuar në rritjen e vazhdueshme të mirëqenies së punonjësve të uniformave blu.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...