Në një interpelancë me studentët, kreu i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, i pyetur nëse ka forca politike që nuk e duan Europën, ka pohuar.
“Ka aktorë politik, siç dëshmoi dhe procesi i Reformës në Drejtësi, te cilët në një mënyre a një tjetër nuk kane lëne gjë pa bërë për ta kundërshtuar zbatimin e kësaj reforme”, – tha Bushati.
Ministri e cilësoi keqardhese atë çfarë opozita po bën duke mos bashkëpunuar për integrimin. “Vendimmarrja e BE nuk është një vendimmarrje as për qeverinë as për Edi Ramën. Është për të ardhur keq që opozita shqiptare ka vendosur një bast, ka një ton ultimativ, a thua se me 28 do të marrë fund çdo gjë dhe me 29 nuk do të lind sërish dielli në Shqipëri”,- tha ai..
Megjithatë Bushati është optimist për fundin e qershorit, kur edhe pritet një rekomandim i mundshëm nga vendet e BE-së për çeljen e negociatave për integrimin: “Ne besojmë fuqimisht që në fund të këtij muaji Këshilli i BE do t’i hapë një perspektivë të qartë Shqipërisë përsa i përket këtij procesi, i cili e ritheksoj, nuk do të jetë një proces i lehtë, nuk do të shoqërohet vetëm me të drejta, por do të shoqërohet edhe me detyrime”, u shpreh Bushati./gsh/
Zyrtare: Fiton Ademi transferohet tek Llapi
Rezultatet e zgjedhjeve, deri tani, janë pranuar gjashtë ank...
Vrasja e konduktorit në Gjermani, avokati: Pesë persona beso...
Haradinaj pjesëmarrës në Lutjet e Mëngjesit: E rëndësishme t...
EULEX-i dhe KFOR-i rrisin gatishmërinë për reagim në raste e...
Papa Leoni XIV pret kryeministrin Rama