Bulqizë/ Reshje të dendura dëbore, probleme në disa akse rrugore

08:41 | 21 Mars 2021
A Z

Bulqizë- Ulja e temperaturave prej dy ditësh ka rikthyer reshjet e dëborës në gjithë rrethin e Bulqizës.

Reshjet e dëborës të cilat nisën gjatë natës janë shoqëruar me erë të fortë dhe temperatura të ulëta duke sjellë probleme në akset nacionale dhe ato rurale!

Aktualisht aksi rrugor Bulqizë-Peshkopi dhe Bulqizë-Tiranë kalohet pa zinxhir. Ndërsa në akset rurale kërkohet përdorimi i zinxhirëve.