Gazetari Orgest Sako nga Gjirokastra gjatë një lidhje me Skype deklaroi për emisionin ‘Opinion’ se situata në fshatin Bularat është e qetë, ndërsa familja e Kostandinos Kaçifas, 35-vjeçarit që u vra nga forcat RENEA është shfaqur tepër e irritur.
Sako tha se mediat greke kanë arritur të futen në shtëpinë e viktimës dhe të kontaktojnë me prindërit.
Gazetari tha se familjarët kanë kërkuar një ekspertizë të huaj nga Greqia për të kqyrur trupin e viktimës dhe për të hetuar shkaqet e ngjarjes.
Ai tregoi se trupi i viktimës ndodhet në morg dhe ende nuk është marrë nga familjarët, pasi pritet ardhja e një ekspertize nga Athina.
Sipas gazetarit, viktima është njohur në fshat si një njeri i qetë dhe i komunikueshëm me banorët./Opinion/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?