Banka e Shqipërisë konstaton se investimet u rritën në 3- mujorin e parë të vitit 2017, ndikuar nga investimet në sektorin e ndërtimit.
Sipas BSH-së, rritja me 5.7% e investimeve në këtë tremujor kontribuoi në masën 22% në zgjerimin e kërkesës agregate. Përmirësimi i gjendjes financiare, rritja e normës së shfrytëzimit të kapaciteteve, rritja e lejeve të ndërtimit, si dhe përmirësimi i besimit të bizneseve në ekonomi mbetën faktorë favorizues për rritjen e investimeve.
Ndërsa burimet e financimit të bizneseve u mbështetën nga rritja e investimeve të huaja direkte dhe nga zgjerimi i kredisë në tremujorin e katërt.
Tregues të tjerë sasiorë dhe cilësorë nga vrojtimet e besimit sinjalizojnë për vijim të ciklit rritës të investimeve edhe në vijimësi. Sinjale pozitive vijnë kryesisht nga rritja e normës së shfrytëzimit të kapaciteteve, përmirësimi i gjendjes financiare të bizneseve dhe rritja e importit të makinerive dhe pajisjeve. Gjithashtu, kredia për qëllime investimi regjistroi ndryshime vjetore pozitive për muajt janar dhe shkurt 2017, citon BSH-ja.
Policia e Kosovës sqaron dhe mohon lajmet e rreme për të sht...
Një muaj paraburgim për dy punonjës të KEDS-it të dyshuar pë...
Kapet me kokainë një person në pikën kufitare në Morinë
Jashari: Tani ndihem 100% gati për të ndihmuar Milanin
Një punëtor humb jetën në Termocentralin “Kosova B” pas një ...
Begaj në Shkup: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, shembull b...