Banka e Shqipërisë bën të ditur se çmimet e banesave u rritën në 6-mujorin e dytë të vitit 2024.
Banka e Shqipërisë publikoi sot Raportin e Stabilitetit Financiar, për 6-mujorin e dytë 2024, ku thekson se, në bazë të vlerësimeve të indeksit Fischer çmimi mesatar i banesave të shitura u rrit me 23,6% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, dhe me 44,5% në krahasim me një vit më parë.
Indeksi i çmimeve për shitjet në Tiranë u rrit me 26,2% ndaj periudhës paraardhëse dhe 56% ndaj nivelit të një viti më parë.
Sektori bankar ka vijuar të mbështesë me kredi blerjen e pasurive të paluajtshme rezidenciale nga individët dhe bizneset. Në fund të vitit 2024, kredia e dhënë për këtë segment ishte 210 miliardë lekë, duke u rritur me 6%.
Sipas Bankës së Shqipërisë, nga pronat e shitura në pjesën e dytë të vitit të kaluar të huajt kanë blerë rreth 20% të tyre./atsh
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim