Brukseli ka reaguar sot për çështjen e arrestimit të deputetit shqiptar, Mark Frroku dhe procesin hetimor ndaj tij.
Sot në mesditë zëdhënësja e Shefes së Politikës së Jashtme në BE, Maja Koçijançiç foli për çështjen Frroku ndërsa u shpreh se i kanë ndjekur zhvillimet e fundit lidhur me rastin Frroku, dhe se i japin prioritetin më të lartë zbatimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.
“Sa i përket kësaj, presim një proces të shpejtë dhe të papenguar për të hedhur dritë me këtë çështje dhe hetimet që vazhdojnë të zhvillohen në mënyrën e duhur nga prokuroria dhe gjykata. Theksojmë rëndësinë që të gjithë institucionet shqiptare dhe të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit të përfshira, në përmbushjen e përgjegjësive përkatëse të sigurohen që një proces i rregullt të zbatohet në përputhje me ligjin. Dekriminalizimi i parlamentit është i lidhur me një shtet ligjor të fortë dhe ne shpresojmë se kjo do të jetë parimi kryesor që do të udhëheqë punën e komisionit parlamentar,” shprehet zëdhënësja Maja Koçijançiç.
Më tej ajo theksoi se është me shumë rëndësi që marrëveshja politike e dhjetorit të zbatohet mes PD-së dhe PS-së , dhe se zbatimi i prioritetit kryesor për reformën gjyqësore që bën thirrje për forcimin e pavarësisë, efikasitetin dhe llogaridhënien e institucioneve gjyqësore është jetik në këtë aspekt./arbresh.info/
Mbi 1000 vdekje për një vit në Kosovë si shkak i ajrit të nd...
Begaj dekreton ambasadorët e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë n...
Nga Doha në Madrid, zbulohet lokacioni i ri i Finalissimas m...
UEFA po shqyrton mundësinë për të analizuar kartonët e verdh...
Pamje nga sulmi amerikan ndaj aeroplanëve ushtarakë të Irani...
Vrasja në qendër të Prishtinës më 2017- Pala e dëmtuar thotë...