Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu duke reaguar për grabitjen e sotme (9 shkurt) në segmentin Qafë Kashar –Rinas, thotë se në pak muaj janë grabitur mbi 15 milionë euro dhe në të njëjtin aks ndodhi aktet më të rënda kriminale, duke përmendur këtu edhe dhunimin e biznesmenit libanez.
Reagimi i Bregut: Në vetëm pak muaj, janë katër akte te renda kriminale qe kane ndodhur ne te njëjtën segment: Qafa e Kasharit-Rinas. 3 vjedhje spektakolare thasësh me leke dhe një rrahje fizike e biznesmenit libanez.
Madje po këtu ka ndodhur edhe atentati ne 2015 ndaj Emiljano Shullazit e të tijve…
Edhe sikur Qafa e Kasharit te ishte Gryka e Mezhgoranit dhe jo nje rrip rruge me fushepamje 360 grade, s’do te kishte qene kaq e lehte qe brenda pak muajve te vidheshin ditën për diell mbi 15 milionë euro ne makina te bankave duke e kthyer atë copë rrugë kombëtare në piken me te lakmuar ku as patrulla e policisë kurrë nuk te kap dot ne aksion, as nuk te shqetëson njeri deri sa te zhdukesh gjurmët e te djegësh dhe makinat.
Kështu bëhet shtetshkatërrimi se shtetformimi ka ikur ne drejtim te paditur.
Ambasadori i Gjermanisë uron Kosovën për zgjedhje të qeta e ...
Policia e Rajonit të Prishtinës realizon aksione intensive, ...
Numërohen votat e para për kandidatë për deputet, kaq vota i...
OVL e UÇK-së organizon nesër homazhe për Ditën e Veteranit
DhTIK uron VV-në dhe Kurtin për fitoren në zgjedhje
Netanyahu dhe Trump do të takohen në Florida për të diskutua...