Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tha se shifrat në rritje të rasteve Covid do të vazhdojmë t’i shohim edhe për disa javë të tjera.
I ftuar në emisionin “Opinion” Brataj pohoi se kur fillon ngritja vijimësinë e saj do ta shohim në të paktën 3-4 javë.
Mjeku tha se edhe rezultatet e masave duan minimalisht një periudhë 3-javore, ndërsa u shpreh se ende nuk kemi arritur pikun e infektimit.
“Masat që merren duhet të presësh rezultatin. Masa e mbylljes së orarit 1 javë ka që është vënë. Minimumi pas 3 javësh mund të jenë rezultatet. Deri sa po rritet numri, nuk jemi në pikun. Kur fillon ngritja, do presësh ato 3-4 javë sepse siç fillon dëmi, ashtu do të paraqitet. Në qoftë se e bëjmë dëmin sot, do të vazhdojë të paktën 1 muaj kurbën e ngritjes”, tha Brataj.
Kuvajti raporton ‘disa dronë armiqësorë’
Zbardhet atentati me eksploziv ndaj 57-vjeçarit në Konispol,...
Dua Lipa ngre padi prej rreth 14 milionë eurosh kundër Samsu...
Irani: Anijet nga vendet që zbatojnë sanksionet e SHBA-së nu...
Zyrtare: Kylian Mbappe mungon ndaj Barcelonës
Tre arinj hyjnë në oborrin e një familjeje në Hoçë të Prizre...