Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka cilësuar si ndër ftesën e SHBA që Shqipëria të jetë pjesë e Bordit të Paqes, ndërsa tha se kjo ka ardhur si rezultat i punës në këto vite për të ngritur lart emrin e shqiptarëve në botë.
Gjatë seancës e për ligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë në Kartën e Bordit të Paqes”, Rama deklaroi se Shqipëria po fiton një rol të ri ndërkombëtar si anëtare themeluese e mekanizmit të ri ndërkombëtar për paqen.
Kryeministri theksoi se pjesëmarrja në Bordin e Paqes është një mundësi për të dhënë kontribut për paqen dhe për të forcuar rolin e Shqipërisë si “punëtor i paqes” në arenën ndërkombëtare.
“Një dekadë më parë, ky vend ishte një ‘ishull’ që dilte në radarin e botës vetëm për lajme të këqija. Sot, ai ishull është një Shqipëri tjetër; shqiptarët kanë rifituar dinjitetin dhe emrin e tyre, që pas shumë vitesh nëpërkëmbje në rrugët e Evropës, sot shqiptohet me kokën lart në çdo gjuhë evropiane.
Sot, ku paqja shpesh shihet si luks, Shqipëria është e çmuar ndërkombëtarisht dhe është ftuar personalisht të bëhet anëtare themeluese e një mekanizmi të ri që kam ndërtuar: ‘Bordi i Paqes’. Ky është një nder i veçantë dhe një mundësi tjetër për të dhënë kontributin tonë për paqen. Nuk jemi të mëdhenj ende, por na jepet mundësia të rritemi si shtet, duke forcuar dijen dhe rolin tonë si punëtorë të paqes. Kur nuk je në tryezë, shpesh je thjesht në menu”, tha Rama.
Rama gjithashtu iu drejtua opozitës, duke theksuar se ky është një moment historik për vendin, ndërsa ironizoi edhe akuzat e bëra ndaj tij se “SHBA do t’i bënte gjyqin”.
“Sot, për një herë të vetme, duhet të pushojë avazi, por humbësit kronik nuk duan ta humbasin këtë rast për të bërë të vetmen gjë që dinë: të humbin përsëri, duke mishëruar humbjen në të gjitha format dhe dimensionet e saj. Ju kishit mundësinë të deklaronit fitoren tuaj më domethënëse; ju fituat kur muaj me radhë thanë se SHBA do të më gjykonte. Sot, do të votoni që unë të marrë pjesë si anëtar i Bordit të Paqes, duke u prezantuar në Shtëpinë e Bardhë dhe duke kontribuar për paqen globale“, tha Rama./rtsh.al/
IKSHPK: Vaksina MMR nuk shkakton autizëm, mosvaksinimi është...
Publikohet formacioni e javës në Ligën e Kampionëve – ...
Zbulohet arsyeja trishtuese pse Konate nuk u paraqit në sfid...
Nesër takimi trepalësh SHBA-Rusi-Ukrainë në Emirate të Bashk...
Gaza del nga izolimi? Pika e Rafah do të hapet javën e ardhs...
Sulmuesi i Napolit largohet drejt Premier League