Reshjet e borës të rëna ditët e fundit në veri të Shqipërisë , e kanë vështirësuar qarkullimin në Rrugën e Kombit.
Disa automjete u bllokuan për disa minuta në të dy korsitë e autostradës, rreth paradites, pa mundur të lëvizin. Në segmentin “Tunel- Fushë Dukagjin” menjëherë mbërritën borëpastrueset e kompanisë së mirëmbajtjes dhe rikthyen qarkullimin e automjeteve.
Policia Rrugore e Kukësit u vu në lëvizje me dy postblloqe për të mos lejuar qarkullimin e atyre që nuk ishin të pajisur me zinxhirë. Situata u vu në kontroll vetëm pas një ore. Aktualisht qarkullimi në aksin “Tunel-Kukës-Morinë, bëhet i lirshëm në katër korsitë e lëvizjes.
Ndërkohë, mësohet se reshjet e borës kanë nisur edhe në Qarkun e Dibrës. Në komunat Kala e Dodës, Lurë, Luzni, Ostren, Trebisht, Martanesh dhe Zerqan trashësia e borës arrin në 10 cm. Policia Rrugore u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të pajisen me zinxhirë./arbresh.info/
Fillon seanca gjyqësore ndaj ish-kreut të KEK-ut, Nagip Kras...
Gjashtë të vdekur nga zjarri në një autobus në Zvicër, dëshm...
Infantino: Trump më garantoi se Irani do të jetë i mirëpritu...
Arrestohet në Vlorë një 23-vjeçar nga Pejë, kapet duke tentu...
Përveçse e turpëroi pas 15 minutave lojë, Tudor as nuk e për...
Djegia e autobusit në Zvicër, ende nuk dihet nëse ka shqipta...