Deputeti socialist, Ben Blushi, zëri kritik i mazhorancës, deklaroi nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë se eksodi i shqiptarëve është një turp i përbashkët. Blushi theksoi se Shqipëria është një ndër vendet që ka humbur më shumë popullsi gjatë këtyre 25 viteve, gjë për të cilën fajësoi qeverinë.
“Eksodi, nuk besoja se do të përsëritej nga 1997 e këtej. Nuk besoja se do kishte shqiptar në vitin 2015 me kaq shumë arsye për të ikur. Pse ikin më shumë se serbët, maqedonasit, më shumë se grekët, që e kanë 25% papunësinë? Ky parlament është një arsye, se edhe sot nuk u fol për ato, edhe sot bëmë garë kush ka zbuar më shumë nga Shqipëria, PD apo PS. Në 25 vjet kemi humbur 1/3 e popullsisë. Gjeni një vend në Afrikë, Lindjen e Mesme, Nigeri ka luftë por s’kanë humbur 1/3 e popullsisë. Ka një arsye, qeverisemi shumë keq. 1 milion banorë kanë ikur. Vetëm një arsye: Jetojnë keq! Persekutohen vetëm si të varfër. Po diskriminojnë të varfrit për turpin tonë të përbashkët. Asnjë luftë s’e ka tretur siç është tretur Shqipëria në 25 vjet. S’është punë qeverie kjo? Gjithkush prej nesh duhet të kuptojë se kostot e atyre që ikin është më e madhe. Duhet të ndajmë kostot, sot ka arsye për të dhënë alarmin. Emergjencë është fakti që Shqipëria po zvogëlohet, po përgjysmohet. S’ka popull që ka humbur kaq shuam popullsi në 5 vjet dhe në 25 vite kemi humbur 1/3 e popullsisë nga largimet. Nuk është më qeveri solidare. Nuk i jepet aq sa duhet një të varfëri. Më mirë nxit parazitizmin se sa emigracionin. Më mirë një parazit në vendin tënd, se sa në Gjermani, e ky vend bëhet i pajetueshëm, nëse s’ka njerëz. Pesimizmi që ka kapur Shqipërinë është armiku ynë më i madh. Fatalitet kombëtar që duhet ta ndryshojmë duke u bërë më solidar në shoqëri, duke rritur pagat, asistencën sociale, duke luftuar korrupsionin, duke bërë një shoqëri më të drejtë, e vetmja mundësi është të trashëgojnë pasurinë”, deklaroi deputeti Blushi, njoftojnë medie nga Tirana.
Blushi listoi varfërinë si një tjetër arsye, me të cilën shumë prej shqiptarëve i drejtohen vendeve të BE-së, për një jetë më të mirë.
Në fund të fjalës së tij, Blushi tha se të varfrit para se të ikin do t’i përzënë të gjithë deputetët nga Parlamenti, si një shenjë revolte. “E dini pse ikën një familje e varfër? Ikën nga frika. Kanë frikë se fëmija e tyre do t’iu ngjajë, do jenë të varfër si ata. S’ka dhimbje më të madhe për një baba dhe një nënë, kur mendojnë se çdo bëjnë fëmijët. Nëse besojnë se janë të varfër, nuk kanë shpresë. Nuk jam shumë optimist se diçka do të ndryshojë. Por besoj se para se të ikin, do të vijnë në këtë Parlament dhe do t’i nxjerrin të gjithë jashtë”, përfundoi Blushi fjalimin e tij, i cili u prit me duartrokitje.
Ilir Shaqiri interpreton “Jam Shqiptar” me djalin dhe nipin ...
Vlora Çitaku në protestën për ish-krerët e UÇK-së: Jam këtu ...
Haklaj: UÇK, tre shkronjat më të arta të alfabetit shqip
Gucati: Gjykimi ndaj pjesëtarëve të UÇK-së është sipas vulln...
“Serbi, serbi”, një person largohet nga bina e vendosu...
Bedri Hamza do i vizitojë Thaçin e Veselin në Hagë