Gjatë seancës së sotme të Kuvendit deputeti i majtë Ben Blushi e ka quajtur diplomacinë shqiptare si ‘amatore’, të paaftë për të reaguar dhe mbajtur qëndrimin e duhur në raport me vendet e tjera, siç ishte dhe rasti i fundit me Maqedoninë.
Blushi shprehu bindjen se qëndrimi i qeverisë shqiptare për rishikim të vetos për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, nuk do të zgjidh aspak punë, përkundrazi do ta forcojë edhe më shumë Gruevskin, siç ndodhi me veton e Greqisë.
Duke folur për diplomacinë shqiptare, Blushi tha se u gabua edhe në raport me Turqinë, me vizitën e presidentit Erdogan, ku qeveria dha premtime që s’mund të mbahen, referuar kërkesës për ndërtimin e Parlamentit dhe mbylljes së shkollave Gylen.
Por akuzave të deputetit Blushi për një diplomaci amatore shqiptare i është përgjigjur ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati i cili tha se Shqipëria ka qenë e qartë që në krye të herës për çështjen e Maqedonisë, dhe ka qenë në një linjë me SHBA-në dhe BE-në për hetim ndërkombëtar.
Ndërsa duke iu referuar me ironi opozitës Bushati u shpreh se ndoshta as gjermanët nuk kanë shumë të qartë shikimin sa që e ka opozita. Gjithashtu Bushati e quajti të papranueshme edhe deklaratën e ministrit të jashtëm rus Sergej Lavrov se Shqipëria dhe Bullgaria kanë tendenca për të ndarë Maqedoninë mes vete.
Pacolli ndan pamje nga një fluturim mbi Alpet zvicerane
Dy gjigantët evropian pas Leon Avdullahut
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Glauk Konjufcës për he...
Vijojnë kërkimet për gjetjen e 31-vjeçarit në lumin Mazt, FS...
Edi Rama publikon pamje nga stërvitjet e ushtrisë me helikop...
E.K. nga Peja dënohet me tri vite burg dhe 800 euro gjobë pë...