Policia e Tiranës ka referuar materialet në Prokurori për 5 protestues para bashkisë së Tiranës. Bëhet fjalë për aktivisten Adriana Kalaja dhe përfaqësuesit e opozitës Dorian Teliti, Klevis Balliu, Tedi Blushi.
Sipas policisë, këta persona kanë zhvilluar një protestë të paligjshme para bashkisë duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike.
“Më datë 17.01.2025, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasit D.T, A.K, K.B, E.E dhe T.B, pasi tek Bashkia e Tiranës, këta shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike.”, njofton policia.
Gjatë protestës së të premtes, përfaqësuesit e opozitës vijuan sërish me sulmet ndaj kryebashkiakut të Tiranës dhe drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Eksponentët e opozitës deklaruan se do të vijojnë me protestat dhe mosbindjen civile./abcnews.al
Muriqi thirrje tifozëve: Tash është koha për t’u bashkuar, j...
Zjarri në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, vdes një 80 vje...
Trump kërcënon të aktivizojë “Aktin e Kryengritjes”
Arrestohet brenda pak orësh i dyshuari për vjedhjen e një ve...
Po e pyet ChatGPT-në për shëndetin? Ja kur është ide e mirë ...
Zjarr në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, dyshohet për një...