Rruga nga Zvërneci deri në Vlorë është bllokuar totalisht si pasojë e pushuesve që kanë zgjedhur ta kalojnë në Vlorë këtë të diel.
Situata e trafikut në këtë aks rrugor paraqitet e rënduar si asnjëherë më parë.
Fluksi i turistëve, që po vizitojnë Shqipërinë në këtë sezon veror, po njeh rritje nga dita në ditë duke tejkaluar edhe pritshmëritë e këtij sektori.
Vetëm një ditë më parë ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku ka reaguar lidhur me numrin e lartë të vizitorëv e në bregdetin e jugut ajo postoi një video duke treguar një radhë të gjatë automjetesh në pritje për të mbërritur në destinacion.
Ajo u shpreh se qeveria shqiptare e sheh të domosdoshme zhvillimin sa më shpejt të projekteve infrastrukturore, të cilat nuk po po arrijnë t’i përballojnë sa duhet këto ditë fluksi me turistë./euronews.al
PDK-ja kundër rritjes së re të tarifave të energjisë: 21% më...
MASHTI: Nuk kemi njoftim zyrtar për aktakuzë
Një muaj paraburgim për 15 komisionerët e arrestuar në Malis...
Vuçiq: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në...
E rëndë në Angli/ Vrau me thikë një 12-vjeçar, adoleshenti p...
Kur rrjetet sociale zëvendësojnë barnatoren: rreziku i produ...