Qarkullimi i automjeteve në Qafën e Llogarasë është bllokuar ditën e sotme për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe ngricave të krijuara në rrugë nga temperaturat e ulëta.
Policia ka vendosur efektivë në zonë dhe ka ndaluar lëvizjen e automjeteve në këtë segment rrugor, si masë sigurie për të shmangur aksidentet dhe rrezikun për drejtuesit e mjeteve. Aktualisht, lëvizja në afërsi të Llogarasë kryhet vetëm përmes tunelit, për automjetet që udhëtojnë në drejtim të Himarës dhe anasjelltas.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të shmangin lëvizjen drejt kësaj zone dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për përmirësimin e kushteve të motit dhe rihapjen e qarkullimit. Shërbimet përkatëse po punojnë për pastrimin e rrugës dhe monitorimin e situatës./abcnews

Haradinaj mbështet veprimet e SHBA ndaj Iran: Liria për popu...
Izraeli pretendon se ka eliminuar shefin e Gardës Revolucion...
Irani sulmon me raketa edhe në Siri, katër të vrarë
Arlind Ajeti shënon sërish në Turqi
PDK mbledh kryesinë për të diskutuar për presidentin
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...