Kontrolle të përforcuara policie janë vënë re mbrëmjen e sotme në Durrës, në rrugën e re të portit. Postblloqet e policisë kalonin në sitë automjetet që hynin dhe dilnin nga Durrësi, duke ushtruar kontroll të imtësishëm tek disa prej tyre.
Nuk dihet ende pse policia e Durrësit ka përforcuar postblloqet dhe kontrollet e saj në një nga pikat hyrëse të qytetit të Durrësit.
Shtimi i numrit të automjeteve në qarkullim për shkak të fluksit të pushuesve dhe turistëve rrit mundësinë për regjistrimin e aksidenteve rrugore, dy prej tyre u regjistruan mbrëmjen e sotme në qarkun e Durrësit. Muajin e fundit ka qenë i lartë edhe numri i drejtuesve të mjeteve të arrestuar në Durrës për shkak se kishin tejkaluar sasinë e lejuar të konsumimit të alkoolit, ndërsa janë në timon.
Rama reagon ndaj Iranit për protestat në Zvërnec
Aktakuzë ndaj 6 personave në veri
Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvot...
Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të dre...
Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 1...
Aksident i rëndë në Korçë–Bilisht