Bilanci paraprak i dhunës në protestë, 4 efektivë policie të lënduar, po marrin trajtim në Spitalin e Traumës dhe QSUT

21:10 | 22 Mars 2026
E.G

Të paktën katër punonjës të Policisë së Shtetit kanë mbetur të lënduar mbrëmjen e sotme, si pasojë e përplasjeve dhe akteve të dhunshme të shënuara gjatë protestës së Partisë Demokratike në kryeqytet.

Sipas të dhënave paraprake nga institucionet shëndetësore, tre efektivë të forcave të rendit janë paraqitur për ndihmë mjekësore emergjente pranë Spitalit Universitar të Traumës. Ata po trajtohen nga stafi mjekësor për lëndimet e marra gjatë goditjeve dhe sulmeve në bulevard.

Ndërkohë, bëhet e ditur se bilancit të të lënduarve i është shtuar edhe një efektiv i Policisë Rrugore. Për shkak të specifikave të lëndimit, ky i fundit është dërguar për trajtim pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), ku po mbahet nën mbikëqyrjen e mjekëve.

/rtsh.al/