Çmimet e karburanteve kanë vazhduar rënien në tregun e brendshëm edhe gjatë kësaj jave.
Vlera e një litri naftë është barazuar me atë të benzinës, ndërsa në harkun kohor të 10 ditëve ulja është mesatarisht me 5 lekë/litër.
Në fund të Marsit çmimi mesatar i një litri naftë ishte 164 lekë, ndërsa këtë javë pikat e karburantit të pakicës e shesin me 158 lekë, përcjell TV Klan.
Ulja ka ndodhur duke patur si shkak rënien e çmimit të gazrave dhe karburanteve në tregjet ndërkombëtare.
Një fuçi është shitur gjatë ditëve të fundit me çmimin e 20 dollarëve, duke shënuar vlerën më të ulët të një dekade.
Kërkesa globale për të konsumuar karburant është përgjysmuar që prej nisjes së marrjes së masave kundër përhapjes së Covid-19 dhe ndalimit të fluturimeve në shumë shtete.
Goditja e çmimit në bursa rrezikon ecurinë e eksporteve shqiptare të naftës bruto dhe pritet të ndikojë edhe në mbledhjen e të ardhurave nga taksat e karburantit në buxhetin e shtetit, për shkak se shitjet janë ulur me 70%.
Reagon Agim Musshabanaj, prindi që u sulmua nga djali në Deç...
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...
Daçiq jep versionin e Serbisë për arrestimin e Lozhanit, MPB...
Atalanta kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, fiton bi...
Amerikanët trajnojnë ushtarët e Kosovës dhe Shqipërisë për i...