Policia e Tiranës njoftoi sot se një 17-vjeçar palestinez ka rënë nga një lartësi rreth orës 16:50, në Selitë.
Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Po sot një motor ka aksidentuar një 40-vjeçare tek pallati me shigjeta.
“Më datë 01.07.2020, rreth orës 16:50, në Selitë, ka rënë nga lartësia, shtetasi i mitur palestinez, me iniciale M.I., 17 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Më datë 01.07.2020, rreth orës 17:15, tek pallati me shigjeta, motorri me drejtues R.B., ka aksidentuar këmbësoren L.Ç., 40 vjeçe,. e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, gjithashtu nga aksidenti është dëmtuar dhe drejtuesi i motorrit shtetasi R.B, i cili ndodhet ne spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
“LVV më bëri lojë pas shpine”, Osmani tregon pse...
Aksident fatal në Tiranë, 31-vjeçari me motor përplas për vd...
Gjykata dërgon në paraburgim dy mjekët e arrestuar për ryshf...
Kurti pret nesër në takim Komisioneren, Marta Kos
Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë