Një punonjës i një magazinë në Vorë ka rënë nga lartësia gjatë montimit të çatisë.
I lënduari, A. N., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa është arrestuar drejtuesi teknik i firmës që po ndërtonte magazinën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan shtetasin R. J., banues në Tiranë, drejtues teknik i një firme, pasi në një magazinë që po ndërtohet nga kjo firmë, gjatë montimit të mbulesës së çatisë, ka rënë nga lartësia punëtori, shtetasi A. N., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia. /TCH/
Aktakuzë ndaj të pandehurit për shitblerje të narkotikëve
Dienit Isufi, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Shpallja e aktgjykimit për rastin ”Banjska” këtë javë
BE dhe OKB: Duhen 71.4 miliardë dollarë për rindërtimin e Ga...
Rama për “Kathimerinin”: Çështja e pronave nuk lidhet vetëm ...
Ballkani Perëndimor rrezikon të humbasë mbi 700 milionë euro...